Edhe Vetëvendosje aplikon për certifikim, dhjetëshja e parë janë pesë gra dhe pesë burra

18:14 | 16 Janar 2021

Vetëvendosje aplikon për certifikim.

Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar para pak minutash për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se kanë përgatitur një listë të mirë e që do të përbëhet nga një numër i madh i grave.

“Sapo e dorëzuam listën e kandidatëve të Vetëvendosje. Besoj fuqishëm që kemi arritur të përgatisim një listë që do t’i përgjigjet mbështetjes.

Një listë që përbëhet nga kandidatë nga çdo fushë” , ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se do ta publikojnë atë shumë shpejtë, duke treguar se në dhjetëshen e parë janë pesë gra dhe pesë burra.

“Listën do ta bëjmë shumë shpejtë. Dhjetëshja e parë janë pesë gra dhe pesë burra”, ka thënë Bislimi.

Komento: