Edhe vetura e Inspektoratit të Prishtinës parkohet në shtigjet për biçikleta

14:04 | 18 Shtator 2020

Vetura e Inspektoratit të Prishtinës parkohet në shtigjet për biçikleta.

Para pak ditëve kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një foto ku shihej një veturë e një kompanie private e parkuar në shtigjet për biçikleta, e që menjëherë kanë vepruar Policia e Kosovës duke e gjobitur ngasësin e veturës.

Mirëpo, i pari i Prishtinës njëjtë nuk ka vepruar edhe me fotografinë në të cilën shihet vetura e Inspektoratit të komunës së Prishtinës, e cila është e parkuar në pjesën e cila është e dedikuar për biçikleta, të cilën nuk e ka publikuar fare, e që kritika ka marrë edhe nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, të cilët edhe e kanë publikuar fotografinë, njofton Klan Kosova.

Komento: