Edhe Zveçani anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

15:11 | 15 Shtator 2023
edhe-zvecani-anetaresohet-ne-asociacionin-e-komunave-te-kosoves

Zveçani është komuna e katërt në veri të Kosovës që është bërë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvedosje, partia në pushtet në Kosovë, e cila ka thënë se iniciativa për diçka të tillë është marrë nga asamblistët e saj në Kuvendin komunal.

Të njëjtin vendim e kanë marrë ditë më parë edhe Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku – të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – e ka kundërshtuar vendimin e Leposaiviqit dhe Zubin Potokut më 14 shtator, duke thënë se “ai nuk është në përputhje me kërkesat e serbëve lokalë”, dhe se si i tillë “do të vazhdojë ta përshkallëzojë situatën në veri të Kosovës”./FrontOnline/

Komento: