Edhe zyrtarisht Devolli largohet nga Drenica

20:01 | 17 Mars 2021

Devolli është larguar nga Drenica

Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes rrjeteve sociale.

Devolli ka dhënë dorëheqje pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës sot me shifrat 1:0.

Postimi i klubit në Facebook:

Trajneri Bledar Devolli, ka paraqitur dorëheqjen para kryesisë së klubit , pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës sot me shifrat 1:0.

Drejtuesit e klubit kanë aprovuar pasditë dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.

Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe, por këtu ndahen rrugët. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.

Komento: