Edi e Elijona janë njohur jashtë shtëpisë?

09:46 | 23 Dhjetor 2025

Situata mes Eduard Kuçit dhe Elijona Binakajt ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, pas një përballjeje të drejtpërdrejtë mes dyshes, e cila erdhi pas disa akuzave dhe deklaratave kontradiktore të bëra publikisht.

Të dy banorët janë përpjekur të sqaronin raportin e tyre, duke lënë të kuptohet se janë njohur edhe jashtë mureve të shtëpisë dhe se kanë pasur komunikim përmes mesazheve. Megjithatë, versionet e tyre nuk përputhen plotësisht, duke shtuar edhe më shumë dyshimet te publiku.

Elijona ka mohuar kategorikisht se mes saj dhe Eduardit ka pasur diçka më shumë, duke theksuar se komunikimi i tyre ka qenë minimal. Ajo pranoi se i kishte shkruar atij para hyrjes në “Big Brother”, por pa dhënë detaje konkrete mbi përmbajtjen apo qëllimin e këtyre mesazheve.

Nga ana tjetër, Eduardi deklaroi se ai i kishte shkruar Elijonës pasi kishte mësuar se ajo do të ishte pjesë e formatit, në momentin kur emrat e banorëve nisën të qarkullonin. Sipas tij, komunikimi ka qenë i thjeshtë dhe pa ndonjë prapavijë të veçantë.

Mes tjerash, Eduardi zbuloi se ata janë takuar edhe fizikisht jashtë shtëpisë, duke treguar se janë parë rastësisht në një kafene në Gjakovë, ku sipas tij janë përshëndetur shkurt.

Ky detaj hapi një tjetër debat, pasi Elijona nuk dha shumë informacion për këtë takim, duke lënë gjithçka në nivel hamendësimesh.

Komento: