Edi ngushëllon Gjestin, merr pjesë në varrimin e Eldionit

17:35 | 27 Shtator 2025

Ish banori i BBVK, Eduart Kuci, ka shkuar në fshatin e Gjestit për ta ngushëlluar për vëllain e ndjerë, Eldionin që humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme.

Edi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet se po merr pjesë në ceremoninë e varrimit.

Në foton e postuar, shihet se njerëzit kanë filluar të mblidhen për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, Eldionit.

Komento: