Raportet ne mes të presidentit shqiptar Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama nuk janë në nivelin më të mirë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ftuar në Neës24 u pyet edhe për marrëdhënien e tij me Ramën.
I pyetur nëse ka frikë Rama nga Meta, presidenti e ka mohuar.
“Sigurisht që këtu (në takime) Rama është shumë mirëkuptues dhe bashkëpunues”, u shpreh ai.
Meta tha se nuk ka patur asnjë reagim nga Rama lidhur me mosdekretimin e largimit të Bushatit dhe zëvendësimin e Cakajt në ministrinë e jashtme.