Edi Rama acarohet pasi studenti i mjekësisë i ndërpret fjalën

21:15 | 20 February 2020

Edi Rama është acaruar pasi studenti i mjekësisë i ka ndërprerë fjalën.

Kryeministri Rama është përballur me një moment të pakëndshëm këtë të enjte, teksa po fliste në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë. Gjatë fjalës së tij, një student i sapodiplomuar ka bërtitur nga vendi duke thënë se ‘jemi për arratisje”, duke nënkuptuar plagën që ka kapluar Shqipërinë me largimin e mjekëve nga vendi.

Ndërhyrja e studentit është shoqëruar me duartrokitje në sallë, teksa kryeministri ka tentuar ta kalojë momentin e sikletshëm me një batutë.

Personi: Ne jemi për arratisje…

Edi Rama: Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelën. Merreni dhe jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshëm, i merr falas ilaçet dhe nesër është i kthjellët.

Pamjet video duke filluar nga minuta 3:30.

Postimi i plotë:

Pallati i Koncerteve – 1600 studentë të Universitetit të Mjekësisë diplomohen sot, brezi i i ri mjekëve dhe infermierëve që janë dëshmitarë të Paktit për Universitetin dhe punësimit mbi baze merite.

Në këto dy vite kemi punësuar rreth 400 mjeke dhe 2200 infermiere.

Komento: