Edi Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka pasur bashkëpunim të ngjeshur me Shqipërinë si ajo e Melonit

17:45 | 16 Prill 2026
edi-rama:-asnje-qeveri-italiane-nuk-ka-pasur-bashkepunim-te-ngjeshur-me-shqiperine-si-ajo-e-melonit

Kryeministri Edi Rama ka thënë që asnjë qeveri italiane si ajo e Giorgia Melonit nuk ka pasur një program kaq të dendur bashkëpunimi me Shqipërinë.

“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama e konsideron zhvilim e siguri për vendin, afrimin e mëtejshëm me fqinjin e vet.

“Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”.

Komento: