Ka pasur disa ‘tensione’ mes Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur me mirësi fyerjeve të homologut të tij shqiptar Edi Rama.
Afërsinë me njerëzit e shfaq në secilin moment.
Këtë gjë Haradinaj e bëri edhe të enjten kur takoi babain e Ilir Konushevcit dhe vëllaun e Zahir Pajazitit.
Njëjtë vepron kryeministri sa herë takon njerëz të profileve të ndryshme
Por në fakt, kryeministri nuk mban mëri as me ata që e fyejnë.
Një ditë më herët Edi Rama e quajti budalla, kurse kryeministri i Kosovës ka thënë se Ramën e ka vëlla.
Sipas Haradinajat ideja për ndarje të Kosovës është “varrosur”, në këtë Samitin e Berlinit.
Ndërkohë, për pjesëmarrjen e liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Samitin e Tiranës, Hardinaj ka thënë se ai është njeri i Putinit.