Edi Rama jep detaje nga takimi me Merkelin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edi Rama jep detaje nga takimi me Merkelin

13:57 | 13 Shtator 2019

Rama pas takimit me Merkel: I inkurajuar nga vlerësimet pozitive ndaj Shqipërisë.

Pas takimit të zhvilluar sot me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se ndihet i vlerësuar nga predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares.

Kreu i qeverisë thekson pas përfundimit të takimit me kancelaren Merkel “shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”.

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa më herët zhvilloi një takim me Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku pati një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv.

Komento: