Edi Rama jep lajmin e mirë për turizmin në Shqipëri

14:12 | 16 Gusht 2021

Rama jep lajmin e mirë për turizmin në Shqipëri.

Mbi 859 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri 15-ditëshin e parë të gushtit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai thotë se kjo shifër është 4.5% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2019 para pandemisë.

“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turisti. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, ka shkruar Rama.

Komento: