Partia Socialiste do të mbledhë sot kryesinë. Burime brenda selisë rozë i thanë lapsi. al se kryeministri Edi Rama do të bëjë një panoramë të punës së këtij viti të parë të mandatit të dytë.
Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar në disa ministri të cilat kanë performuar më dobët. Ajo që ka shtuar ankthin e ministrave është se pas kryesisë, PS do të mbledhë edhe Asamblenë Kombëtare brenda javës, në datën 28 dhjetor.
Shkak për këtë mbledhje urgjente të kryesisë së PS-së janë zhvillimet e fundit pas protestës së studentëve.
Një pikë “e nxehtë” e mbledhjes së sotme do të jetë analiza për funksionimin e Forumit Eurosocialist për të cilin Rama shprehu kritika pas protestës së studentëve. Përmes një postimi në Facebook u lajmërua dorëheqja e kreut të FRESSH-it, Eljo Hysko, i cili më vonë e përgënjeshtroi atë.
Në rend të ditës kryesia e PS-së ka edhe diskutime mbi riorganizimin e partisë, sipas kalendarit të miratuar në asamblenë e muajit shtator. Asambleja kishte vendosur ngritjen e shtabeve elektorale në qarqe dhe emërimin e koordinatorëve elektoralë.