Edi Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi kur flitet për Kosovën

20:31 | 02 April 2023

Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi kur flitet për Kosovën.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është takuar sot me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të “Open Ballkan”.

Rama tha se me Serbinë mosmarrëveshjet e mëdha lindin kur flitet për Kosovën.

Ai foli edhe rreth takimit të javës së kaluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.

I pari i qeverisë shqiptare tha se Kurti ishte më i hapur dhe më konstruktiv se më parë.

“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohia dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë”.

“Edhe procesi i normalizimit është në një tjetër pozitë sot. Besoj fort se edhe pse të gjithë mund të marrin merita, mendoj që u shkojnë qytetarëve të këtij rajoni dhe nevojës për të mos i çuar njerëzit në buzën e një humnere tjetër. Jam takuar me Kurtin para pak ditësh dhe është më i hapur e konstruktiv se më parë”.

“I thashë dhe e përsëris se duhet të nxisim e të sigurohemi se si Asociacioni dhe aspekti fetar i dialogut garantohen 100% për qytetarët serb në Kosovë që janë pakicë dhe duhen parë si urë e së ardhmes, jo problem mes të gjithëve ne në të ardhmen. Këto nuk janë më tabu de i thashë që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara e për të lënë pas krahëve të shkuarën. Jemi këtu për prodhuesit tanë që është shumë më tepër se një produkt, është emir i një vendi. Jemi me ta për t’iu hapur dyert e një prej panaireve më të mëdha”.

“Do të doja të bëja më shumë dhe siç e tha Dhimitri, duam të bëjmë më shumë me panairin e bukës dhe verërave, fëmijët, artin e kulturën dhe të gjithë të përfshihen. Panairi i Verërave është për të gjithë prodhuesit dhe nëse prodhues nga Franca, Italia apo Australia, atëherë pse prodhuesit nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja jo? Duhet të ecim në këtë drejtim dhe më besoni që me të gjitha problemet e patriotët me të cilët na është dashur të merremi dhe nuk janë patriot se për të dashur vendin e vet s’duhet të urresh e të djegësh dikë tjetër, jemi në pozicionin më të mirë ku duhet të jemi”.

“Jam shumë i lumtur të kemi SHBA e BE që japin merita për procesin e Berlinit”, tha Rama.

Komento: