Edi Rama ndan foto me Antonio Costan para Samitit BE-Ballkani Perëndimor

12:56 | 17 Dhjetor 2025
Edi Rama ndan foto me Antonio Costan para Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.

Nga atje, përmes rrjetit social Facebook, Rama ka ndarë disa foto me presidentin Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Bazuar në këto fotografi, dyshja u panë të buzëqeshur dhe në humor të mirë.

Komento: