Rama ndan foton e fundit nga Prishtina.
Vizitën e tij në Prishtinë kryeministri Edi Rama e ka përmbyllur me një foto të postuar në rrjetin e tij social facebook.
Krahas fotos Rama ka përcjellë dhe një mesazh falenderimi për Kosovën, ndërsa njofton se në ditët e dytë të takimeve në kuadër të turit ballkanik, ndalesa e radhës është në Sarajevë.
Në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës Rama është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës.