Edi Rama në Beograd, merr pjesë në konferencën për bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjetike

10:59 | 17 November 2022

Rama në Beograd, merr pjesë në konferencën për bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjetike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në kryeqytetin e Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Rama tha se atje ka shkuar për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjetike.

“Beograd – Për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike”, ka shkruar ai.

Komento: