Edi Rama në Beograd, pritet nga Ana Brnabiq

12:48 | 01 Shtator 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Beogradit.

Ai është pritur nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq në aeroportin e Beogradit.

Rama shtrëngoi duart me kryeministren serbe dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të cilët po e prisnin, para se të ecnin bashkë në tepihun e kuq.

Kryeministri i Shqipërisë po e bën këtë vizitë në Serbi, për të marrë pjesë në panairin e parë ndërkombëtar të verërave “Win Vision of the Open Ballkan”, i sponsorizuar nga qeveritë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Komento: