Edi Rama paralajmëron mbylljen me forcë të portaleve, kjo është arsyeja

13:18 | 28 November 2019

Edi Rama ka pas një mesazh të qartë për të gjitha portalet.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është treguar i ashpër me mediat e informimit dhe portalet duke paralajmëruar mbylljen me forcë të tyre.

Ai thotë se “Do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre “, në rast shpërndarje të informacionit të rremë dhe që përhap panik pas situatës së rëndë me tërmetet.

“Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkruan Rama.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!”, shkaruan Rama në Tëitter.

Komento: