Edi Rama për ndeshjen kundër Kroacisë: Ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt

19:39 | 19 June 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë që përfundoi me rezultat 2:2.

Ai ka thënë se paraqitja e kombëtares së Shqipërisë quhet krenari.

Rama ka shtuar se kundër Kroacisë ishte një Shqipër e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi.

“Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka thënë se me kokën lartë, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.

“Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.”

Komento: