Edi Rama për tensionet në veri: Po e ndjekim me vëmendje, duhet dialog i palodhur me Serbinë që të mos humbasim dhe aleatët

16:51 | 07 November 2022

Tensionet në Kosovë, Rama: Po e ndjekim me vëmendje, duhet dialog i palodhur me Serbinë që të mos humbasim dhe aleatët.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për situatën e tensionuar të krijuar në Kosovë.

Ndërkohë në një postim, kreu i qeverisë thotë që po e ndjek me shqetësim situatën e acaruar në vendin fqinj ndërsa shton se bashkohet me qëndrimin e aletëve, SHBA dhe BE.

Gjithashtu, Rama bën të ditur se qeveria shqiptare mbështet idenë themelore të planit franko-gjerman. Ndërsa bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog mes dy vendeve, Rama shton po ashtu se duhet bërë më shumë punë në dialogun Kosovë-Serbi që vendet të mos humbasin as aleatët që kërkojnë Asociacionin e Komunave serbe.

Komento: