Edi Rama publikon listen e shteteve në Ballkan të prekura me koronavirus, mungon Kosova

18:52 | 04 Prill 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot statistikat e të vdekurve dhe të shëruarve nga koronavirusi në vendet e Ballkanit.

Mirëpo, në këto statistika mungon Kosova, përcjell ORAinfo.

Komentues të shumtë kanë reaguar duke e pyetur kryeministrin se pse në këtë listë nuk figuron Kosova,
por nuk kanë marrë përgjigje.

Kujtojmë që edhe më herët Edi Rama ka publikuar harta të ndryshme ku gjithmonë përjashtonte Kosovën, ose publikonte ato harta ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

E pas reagimeve të shumta, ai ndërhynte duke i korrigjuar gabimet, por pa ndonjë kërkimfalje./ORAinfo/

Komento: