Edi Rama Rama i pari nga rajoni që i dha mbështetje planit franko-gjerman për Kosovën e Serbinë

15:01 | 04 November 2022

Rama i pari nga rajoni që i dha mbështetje planit franko-gjerman për Kosovën e Serbinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se plani i Francës dhe Gjermanisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë është një shans shumë i madh jo vetëm për Prishtinën dhe Beogradin por për të gjithë rajonin, shkruan Gazeta Express.

Rama ka thënë tutje se shpreson që palët të marrin seriozisht një propozim të tillë të Scholz dhe Macron dhe të kuptojnë se tashmë ka ardhur koha për të kontribuar në pikturën e përgjithshme të sigurisë së Evropës, raporton Gazeta Express.

“Unë në fillim dua të them që plani franko-gjerman që është propozuar Serbisë dhe Kosovës ofron për to vërtet një shans madhështor, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por për të gjithë rajonin.

Dhe unë shpresoj vërtetë që të dyja palët ta marrin këtë serioziosht dhe shpresoj që të dya palët ta kuptojnë që tani ka ardhur koha që të japim një kontribut të rëndësishëm për të gjithë arkitekturën e sigurisë evropiane”, ka thënë Edi Rama më 3 nëntor në Berlin.

Për planin franko-gjerman ka folur sot edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Ai ka thënë se BE-ja ka pranuar përgjigjet e Kosovës dhe Beogradit për planin franko-gjerman.

Për një plan të tillë ditë më parë kanë dhënë detaje edhe nga Berlini zyrtar duke treguar për synimin e përbashkët Paris-Berlin për vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Plani franko-gjerman synon që të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjet për të cilat aktualisht palët mund të merren vesh, ndërkohë çështjet e tjera për të cilat s’do të ketë pajtim, si puna e njohjes do lihen për një periudhë tjetër kohore.

Komento: