Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Para takimit me Abdixhikun, Rama është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin.
Rama do të takohet edhe me krerë të partive tjera politike në Kosovë.
Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Dy kryeministrat pas takimit kanë folr në një konferencë për media, ku janë përgjigjur edhe në pyetjet e gazetarëve.