Edi Rama takohet me Mark Zuckerberg – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edi Rama takohet me Mark Zuckerberg

23:03 | 14 Shkurt 2020

Edi Rama është takuar me Mark Zuckerbergun.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Munih ka takuar krijuesin e rrjetit social, Facebook, Mark Zuckerberg.

Rama ka postuar disa fotografi derisa po bashkëbisedonte me Zuckerberg.

” Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, ka shkruar Rama në postimin tij.

Në qytetin e Munihut është duke u mbajtur Konferenca e Sigurisë, ku po qëndrojnë edhe dy liderët e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi.

Komento: