Qeveria e Shqipërisë do të mblidhet sot në Elbasan, ku do të jenë të pranishëm edhe ministrat e ri të kabinetit qeveritar.
Ditën e sotme, Kryeministri Rama do të zhvillojë një mbledhje të qeverisë në qytetin e Elbasanit.
Burimet bëjnë me dije për gazetën “Panorama” se në mbledhjen e sotme të qeverisë në Elbasan do të jenë të pranishëm edhe ministrat e rinj të kabinetit Rama, si ato të dekretuar nga Presidenti Meta, ashtu edhe ato të padekretuar.
Takimi bëhet në një kohë kur qeveria pritet të vendosë objektivat e saj të reja për vitin 2019, ku krahas angazhimeve politike siç janë zgjedhjet vendore, në krye të objektivave do të jetë gjithashtu edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kjo, pasi në muajin qershor do të jepet verdikti i radhës për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Në takim pritet të jetë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.