
Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues javën e kaluar ku mbetën të vderku 51 persona dhe shumë dëme të mëdha material.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video nga pastrimet e rrënojave që po bëhen në zonat e prekura, ndërsa theksoi se deri në fund të këtij muaji duhet të pastrohen të gjitha rrënojat.
“Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie”, shkroi Rama në Facebook.
