Edi Rama thotë se Kosova nuk do të çlirohej pa ndihmën e Amerikës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edi Rama thotë se Kosova nuk do të çlirohej pa ndihmën e Amerikës

15:41 | 28 Janar 2019

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka vlerësuar se pa Amerikën, Kosova nuk do të çlirohej nga kthetrat e Beogradit.

Ai këto komente i bëri në hapje të një ekspozitë personale në galerinë Carlier/Gebauer në Berlinë.

Ndryshe nga herët e tjera që kishte ekspozuar piktura, këtë herë i ofroi publikut skulpturat e tij në projektin e quajtur “Work”.

Ekspozita e Ramës do të qëndrojë e hapur për rreth dy muaj në Berlin, deri më 9 mars, ndërsa kryeministri/artist ka ndezur kërshërinë e mediave gjermane, duke dhënë një intervistë për Deutche Ëelle, ku “sodit” mes artit dhe politikës.

“Shtete Bashkuara të Amerikës kanë qenë të angazhuara dhe mbështetëse të Kosovës qysh në ditën një dhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk do të ishte çliruar dot nga kthetrat e Beogradit dhe nuk do të ishte dot shteti i pavarur që është sot. Kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh në ditën një mbështetëse të palëkundura të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri dhe qysh në ditën një Shqipëria ka qenë qartësisht e shprehur për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se kush ka qenë në qeveri, e majta dhe e djathta”, ka thënë Rama.

Komento: