Edi Rama tregon se nuk ka patentë-shofer: Kam këmbët shumë të gjata

17:53 | 02 Dhjetor 2021

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar në Elbasan platformën e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, ka shkëmbyer edhe batuta me qytetarët.

Rama tha se do të hiqen sportelet nga viti 2022 për të shmangur korrupsionin në administratë, ndërkohë ka treguar se përse nuk ka patentë.

Kreu i qeverisë në tha se nuk e ka marrë patentat pasi nuk është i zoti që të ngasë makinën, ndërsa ka shtuar se ka edhe këmbët shumë të gjata.

“Nuk kam për të marrë patentën se nuk jam i zoti që të ngasë makinë, plus kam dhe këmbët shumë të gjata”, tha Rama.

Komento: