Edi Rama uron Ditën e Pavarësisë

08:38 | 28 November 2024
edi-rama-uron-diten-e-pavaresise

Shqipëria sot shënon 28 nëntorin, 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për t’i uruar të gjithë shqiptarët.

Ai në Facebook e ka postuar një video nën koreografinë e disa valltarëve të shoqëruar nga kënga “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.

Komento: