Rama kërkon nga KiE raport tjetër vijues lidhur me akuzat e paprovuara ndaj UÇK-së.
Edi Rama propozon rezolutë në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Këshilli i Evropës një raport tjetër vijues në lidhje me akuzat e paprovuara për trafikimet e organeve nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka kërkuar ai në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, njofton Klan Kosova.
“Ju bëj thirrje të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e rezolutës, që kërkon një raport vijues në lidhje me akuzat e paprovuara për trafikimet e organeve nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – një krim ky që nuk është kryer dhe kurrë nuk do të duhej t’i atribuohej UÇK-së”.
Ai ka shtuar se një rezolutë e tillë nuk do t’i bënte nder Kosovës, por vetë Këshillit të Evropës.