Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

14:55 | 30 Maj 2026
edicioni-i-katert-i-“prizren-rock-n-blues-festival”,-spektakolar-dhe-energjik-si-asnjehere-me-pare

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë dhe ndërkombëtarë të skenës së rock-ut dhe blues-it.

Dire Straits Legacy vjen me ritmet e paharruara të rock-ut botëror.

Telex, gjigantët e rock-ut dhe funk-ut nga Shkupi, rikthejnë hitet evergreen në skenë pas shumë vitesh.

Rock-bendi i njohur turk Kolpa vjen për herë të parë për një performancë të paharruar në vendin më të bukur, në Prizren.

Jo vetëm kaq.

Në skenë rikthehen ritmet e kolosëve të muzikës rock, me performancat e Led Zeppelin 2 dhe Attitude Guns N’ Roses Band.

Bombastik si asnjëherë më parë, grupi i njohur TNT sjell muzikën autentike.

BB Poqi, në jubileun e tij të 40-të, do të sjellë performanca të paharruara.

3 Mosketjerët do të dëshmojnë simbiozën fantastike të tri legjendave të muzikës shqiptare rock.

Në skenën e madhe të Prizren Rock n Blues ngjiten edhe Zwada, Hawolf, Rool, Urban Band, Flawia Zere, Beska and All Star Band dhe Dolludizgin.

Më 3, 4 dhe 5 korrik, tri net energjike, në lokacionin përballë sallës Sezai Surroi, nën qiellin e hapur, në vendin më të bukur, në Prizren

Komento: