Edita Tahiri akuzon Edi Ramën për idenë e ndarjes së Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edita Tahiri akuzon Edi Ramën për idenë e ndarjes së Kosovës

08:14 | 25 Janar 2019

Ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama po bën lojë djallëzore me ministrin e ri të Jashtëm të Gent Cakajn për ndarjen e Kosovës.

Tahiri, ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore.

“Kandidimi i këtij personi nga z. Rama ishte djallëzor. Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ideja e ndryshimit të kufijve është rrezikshme për gjithë shqiptarët”,- tha Tahiri për ABC News.

Ajo shtoi se “Edi Rama duhet të shprehtë qartë kundër ndryshimit të kufijve. Nuk janë shqiptarët ata që duhet të japin toka për të krijuar Serbinë e Madhe”.

Komento: