Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka dhënë një koment për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, mbrëmë në Bruksel.
Ajo ka thënë se sikur të dëgjohej Amerika, afati do të ishte për 10 muaj, por meqenëse marrëveshja nuk është bërë publike ajo thotë se “nuk dihen se çfarë kompromise të tjera ka bërë Kurti”.
“Marrëveshja për targa u arrit, Kurti lëshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohë do te qarkullojnë targat ilegale në veri të vendit, meqë nuk ka afat marrëveshja. Sikur te dëgjoheshin amerikanët afati do të ishte 10 muaj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Mbrëmë u arrit marrëveshja për targa pas diskutimeve gjashtë-orëshe mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.
Sipas kësaj marrëveshje Kosova heqë dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, derisa Serbia zotohet se nuk do të prodhojë më të reja.
Po ashtu, sipas marrëveshjes palët në ditët në vijim do të ftohen në Bruksel që të diskutojnë hapat e ardhshëm rreth propozimit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve.