Edon Zhegrova befason me ekipin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edon Zhegrova befason me ekipin e ri

18:12 | 31 Janar 2019

U raportuar se po e kërkonte Milan dhe Barcelona, por tani Edon Zhegrova po transferohet në Basel.

Ylli i kombëtares së Kosovës raportohet se është afër që të kryej një lëvizje të rëndësishme për karrierën e tij.

“HBVL” shkruan se Zhegrova është afër që të kalojë tek skuadra zvicerane, Basel, transmeton lajmi.

Është e mundur qe negociatat mes dy skuadrave të kryhen sot dhe të arrihet një marrëveshje për transferimin e lojtarit.

19 vjeçari ka gëzuar shumë pak hapësira në kohët e fundit tek skuadra e tij Genk, dhe sigurisht se nuk është i kënaqur me situatën.

Mbetet të shihet nëse sot do të arrihet ndonjë marrëveshje që do ta dërgonte Zhegrovën në Basel.

Komento: