Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Chelsea.
Edon Zhegrova është grumbulluar me skuadrën e Lille, për ndeshjen ndaj Chelsea.
Lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova mund të bëjë nesër paraqitjen më të rëndësishme në karrierën e tij.
Anësori kosovar është ftuar te skuadra e Lille për ndeshjen ndaj Chelsea, përcjell lajmi.
Faqja zyrtare e Lille ka publikuar listën e lojtarëve, ku shihet edhe emri i lojtarit kosovar.
Zhegrova pati 10 minuta në fundjavë me skuadrën e Lille, ku për fat të keq u ndëshkua me dy kartonë të verdhë (një i kuq).
Zhegrova mund të bëjë nesër debutimin e tij në Champions League me skuadrën e Lille, ndaj kampionëve në fuqi, Chelsea.