Edon Zhegrova ka një mesazh për futbollistët që po braktisin Kosovën

17:45 | 20 September 2022

“Kjo vlen për të gjithë ju që mendoni se jeni dikushi” – Zhegrova ka një mesazh për futbollistët që po braktisin Kosovën.

Edon Zhegrova ka dërguar një mesazh për futbollistët që po braktisin Kosovën për Shqipërinë, ose për shtete të tjera.

Së fundmi edhe dy futbollistë, Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha, që ishin pjesë e Kosovës U21, braktisën “Dardanët” dhe iu bashkuan Shqipërisë – shkruan Gazeta Express.

Largimi i tyre, por edhe i të tjerëve, vazhdon të jetë një problem – teksa edhe reagimet po janë të shumta.

Një reagim së fundi ka ardhur edhe nga reprezentuesi i Kosovës A, Edon Zhegrova, i cili përmes llogarisë së tij në “Instagram” mes tjerash shkroi se vetëm ata që e duan shtetin e Kosovës, mund të luajnë për Kosovën.

“Vetëm nëse e doni dhe ndjeni këtë shtet ju mund të luani për Kosovën. Jam 1000 herë më i mirë e madje s’mund të krahasohem me ata që nuk e pranojnë Kosovën dhe më ishin dashur vetëm 10 sekonda për ta pranuar shtetin tim sepse zemra ime rrah aty. Andaj nëse ju nuk e doni këtë shtet, ju s’jeni pjesë e tij, kjo vlen për të gjithë ju që mendoni se jeni dikushi”, shkroi 23-vjeçari, i cili publikoi edhe një fotografi me flamurin e shtetit të Kosovës.

Komento: