Zhegrova luan tërë ndeshjen në barazimin e Lille, kjo ishte nota e tij.
Lille nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Auxerre në udhëtim, në kuadër të javës së 32-të në Ligue 1.
David kaloi Lille në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes nga penalltia, shkruan Gazeta Express.
E pikërisht nga penalltia, Niang realizoi për barazimin në këtë përballje.
Tërë ndeshjen në këtë takim luajti Edon Zhegrova që pati paraqitje mjaft të mirë.
Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.2, e dyta më e larta në ekipin e tij, pas Cabella, 7.8.