Edon Zhegrova meritor për fitoren e Lille kundër Brest

23:08 | 24 Shkurt 2023

Zhegrova protagonist i Lille në fitoren kundër Brest.

Lille ka fituar sonte kundër Brest në një fitore ku sulmuesi i krahut kosovar kontribuoi me një asist. Djalo (8’ autogol) shënoi për Brest kurse për Lille shënoi Diakite (60’) dhe Alexsandro (80’) . Fitorja ngrit në vendin e pestë Lille me 44 pikë

Lille ka arritur një fitore të vështirë sonte në shtëpi të vet duke mposhtur Brest me rezultat 2-1.

Vuçiq arriti i acaruar në samit – Gazeta Express
Brest erdhi herët në epërsi në këtë ndeshje kur Tiago Djalo shënoi autogol në minutën e tetë të ndeshjes në përpjekje për ta larguar topin nga mbrojtja.

David i Lille bëri një goditje të fuqishme në minutën e 29-të që goditi shtyllën e portës së Brest. Ky ishte edhe rasti më i mirë për ta barazuar rezultatin në këtë pjesë.

Jonathan David arriti që të kalojë mbrojtjen dhe të godasë topin në minutën e 59-të por goditja e tij u largua jashtë portës për një rivënie nga këndi.

Pikërisht Zhegrova do të shkonte për ta ekzekutuar këtë goditje e ku ai gjeti për mrekulli kokën e Diakite që shënoi golin e barazimit në minutën e 60-të.

Lille do të shënonte golin e fitores në minutën e 80.

Përsëri ai erdhi pasi goditjes nga këndi ku më së miri u gjend Alexandro që shënoi gol për rezultat 2-1.

Deri në fund të ndeshjes, trajneri i Lille, Fonseca u ndëshkua me karton të kuq të drejtpërdrejt por që skuadra e tij arriti që ta menaxhojë rezultatin dhe kështu t’i fitojë tri pikët e radhës që e dërgojnë atë në kuotën e 44 pikëve.

Lille në ndeshjen e radhës do të luan kundër Lens derisa Brest luan kundër Strasbourg.

Komento: