Milani është duke kërkuar transferime për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm. Një nga lojtarët që mund të zbarkojë në “San Siro” mund të jetë edhe sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, i cili aktualisht luan te Lille në Ligue 1.
Gazetari dhe drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku gjatë së premtes ka shkruar se “San Siro” do të jetë shtëpia e dytë prej njërit prej futbollistëve të Kombëtares së Kosovës.
Sipas mediumit të afërt me Milani, Milannews.it, thotë se lojtari në fjalë është Edon Zhegrova, i cili ishte i lidhur me shumë ekipe gjatë afateve të kaluara të transferimeve.
Zhegrova para rreth një viti u transferua te klubi francez nga Baseli, për rreth shtatë milionë euro.