Edon Zhegrova nuk dëshiron ta quajnë ‘Messi i ri’, tregon arsyen

12:23 | 19 Prill 2019

Edon Zhegrova ka folur për karrierën e tij prej futbollisti.

Përkundër që Lionel Messi konsiderohet nga shumë persona si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, Edon Zhegrova preferon që njerëzit të mos e quajnë atë “Messi i ri” sepse beson se e ka stilin e vet të lojës.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Baselit, Edon Zhegrova, i ka komentuar vlerësimet e njerëzve që thonë se stili i tij i lojës është i ngjashëm me atë të Lionel Messi. Ai është shprehur se nuk pajtohet me këto vlerësime.

“Edhe kur isha i ri, shumë njerëz më thonin se luaj si Lionel Messi. Por, unë nuk mendoj ashtu. Gjithashtu them se nuk luaj si ai. Unë jam Edon Zhegrova, nuk jam Lionel Messi”, është shprehur Zhegrova për bzbasel.ch.

Zhegrova e regjistroi paraqitjen e tij të parë si titullar – dhe ishte aq pranë golit të parë po ashtu – për Baselin që prej transferimit nga Genku në fillim të shkurtit, shkruan Gazeta Express.

20-vjeçari është i huazuar te gjiganti zviceran deri në fund të këtij sezoni, por dy paraqitjet e tij të fundit, mbase mund të bëjnë Baselin të mendojë ta shfrytëzojë mundësinë që ka në marrëveshje me Genkun dhe ta blejë kosovarin për 1.5 milionë euro në qershor.

Komento: