
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka mbërritur sot (e hënë) në Itali, aty ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit me Juventusin.
Pas disa muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij, sulmuesi dardan më në fund siguroi lëvizjen e ëndrrave.
‘Zonja e Vjetër’ u pajtua me Lille për një shumë prej 20 milionë eurosh për transferimin e tij.
Ardhja e tij në qendrën ku kryhen testet mjekësore për lojtarët e Juventusit, u prit me shumë entuziazëm nga tifozët e klubit.
Në mesin e qindra tifozëve të pranishëm, ishte edhe një tifoz shqiptar i cili erdhi bashkë me flamurin e UÇK-së (momentin mund ta ndiqni nga minuta 1:57).
Kjo i ra në sy menjëherë Edonit i cili u afrua për ta nënshkruar flamurin.
Kujtojmë se Zhegrova pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Juventusin, e cila do të jetë e vlefshme rreth 2.5 milionë euro në sezon.