Kështu dukej Edon Zhegrova kur ishte fëmijë.
Futbollisti kosovar e ka publikuar një fotografi ku shihet kur ishte fëmijë
Edon Zhegrova duket se ka nostalgji për kohën kur ishte fëmijë, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet kur ishte i vogël dhe mjaft simpatik.
Talenti i madh shqiptar e festoi ditë më parë ditëlindjen e 20-të, ndërsa gjatë dimrit u transferua tek Baseli nga Genku.
Zhegrova nuk po ka paraqitje me ekipin zviceran, por ai është duke punuar për ta fituar besimin e trajnerit në ekipin e ri, ku shihet si e ardhme e ndritshme.
Edoni njihet për driblimet e tij dhe asistimet, por kohë pas kohe di të shënojë edhe gola të bukur nga distanca.