Edona vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun.
Ajo i qëndroi besnike këngës, stilit e veshjes të cilën nuk e ekzagjeroi asnjëherë.
Sa i përket jetës private Edona është e martuar prej vitesh dhe gëzon harmoni e lumturi bashkëshortore.
Doa dhe Nur janë dy fëmijët e saj të këndshëm të cilët kanë fatin të jenë fëmijët e një gruaje si Edona.
Këngëtarja pavarësisht angazhimeve në karrierë, ajo është edhe një nënë e përkushtuar e cila shihet vazhdimisht në aktivitet me fëmijët e saj.
Kurse së fundi ka ndarë një fotografi në Instagram ku shihet babai i saj teksa kalon kohë me nipin Nur.
Sigurisht që kujdesi dhe dashuria e gjyshërve për nipërit e mbesat është e veçantë dhe e pakrahasueshme.