
Edona James thyen rekordin e ri në TikTok
Banorja e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’ Edona James padyshim që është banorja më e komentuar në rrjetet sociale.
Në vetëm pak ditë pas hyrjes në shtëpinë më të famshme në vend, Edona ka arritur të bëjë për vete publikun me batutat e saj.

Për herë të dytë, Edona u shpall ndër më të preferuarit e publikun, duke u future në treshen e më të votuarve.
Edona është bërë gjithashtu ndër personazhet më të shikuara dhe viral në rrjetet sociale.

Hashtagu #EdonaJames në TikTok deri më tani numëron afro 200 milionë kërkime në vetëm dy javë e gjysmë pasi ka filluar spektakli.
