Edona fotografohet duke e dërguar në shkollë djalin, kaq bukur janë kombinuar në veshje

17:14 | 04 Tetor 2022

Këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi, është njëra nga artistet më të dashura për publikun.

Ajo është një bashkëshorte dhe një nënë shumë e përkushtuar, duke treguar se familja është gjëja më e rëndësishme për të, shkruan ORAinfo.

Por, këngëtarja është shumë e angazhuar edhe në profesionin e saj, pasi që pothuajse në çdo mbrëmje është e ftuar në dasma e ahengje.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto duke e dërguar djalin e saj në shkollë.

Bashkë me të birin këngëtarja shfaqet me buzëqeshjen më të ëmbël, duke treguar se sa e lumtur ndjehet si nënë. /ORAinfo/

Komento: