Këngëtarja kosovare Edona Llalloshi ka vendosur t’i hyjë politikës.
Kjo është bërë e ditur pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Edona Llalloshi në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka numrin në listë 19.
Albin Kurti ka bërë vetë prezantimun e Edonës.
“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.
Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës.
Mirësevjen, Edonë!”, ka shkruar Kurti. /ORAinfo/