Edona për herë të parë organizoi festën e ditëlindjes në shtëpi, ky detaj mori vëmendjen

18:57 | 28 Korrik 2020

Kjo është hera e parë që Edona organizon festën e ditëlindjes në shtëpi.

Këngëtarja e njohur, pjesë e skenës muzikore shqiptare prej dekadash, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Hitet e shumta dhe thjeshtësia që e karakterizon kanë bërë që Edona të jetë shumë e kërkuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore, sidomos në dasma gjatë sezonit të verës.

Agjenda e ngarkuar gjatë muajve të verës kanë bërë që artistja e njohur ditëlindjet e saj t’i pres gjithmonë duke kënduar.

Anulimet e organizimeve për shkak të pandemisë Covid-19 kanë bërë që Edona të qëndrojë më shumë afër familjes së saj dhe për herë të parë pas 22 vitesh ajo ka mundur të festojë festën e saj të ditëlindjes me familjarët.

Karriera e këngëtares, e filluar që në moshë shumë të vogël, është përcjellur me shumë suksese gjatë rrugës duke bërë që prej dekadash Edona të ketë një vend shumë të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare.

Sa i përket jetës private, Edona është e martuar që nga viti 2012 ndërsa është nënë e dy fëmijëve, vajzës Doa dhe djalit Nur.

Komento: