Edona Llalloshi është këngëtarja që për vite i ka sjellur skenës muzikore shqiptare vetëm hite të padiskutuara.
Ajo dhe vëllai i saj Miloti tani janë më pak aktivë me projekte muzikore, mirëpo janë shumë të pranishëm në dasma e koncerte.
Edona është edhe shumë aktive në rrjete sociale dhe nuk heziton të postojë imazhe të jetës së saj.
Ajo 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës e ka pritur në Amerikë ku ka marrë pjesë në një koncert të organizuar në këtë shtet.
Edona me këtë rast është takuar edhe me ambasadorën e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun dhe ndihmsën e saj, Teuta Sahatçiu.
Të trija kanë bërë një foto, ndërsa vëmendjen e ka marrë fustani i Edonës më tipare kombëtare. /ORAinfo/