Edona Llaloshi ishte për vite një ndër këngëtaret më të pëlqyera kosovare.
Ajo nisi karrierën shumë vite më parë dhe për një kohë të gjatë ka qenë pjesë shumë aktive e skenës muzikore shqiptare, shkruan ORAinfo.
Edona nuk mungon si me këngë të reja ashtu edhe me prezencë në mbrëmje të ndryshme e koncerte.
Krahas kësaj është shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.
Së fundi ajo ka publikuar një video ku shihet se ka veshur një fustan të verdhë dhe shumë të bukur,mirëpo, gjithë vëmendjen merr barku i saj e që ngjall edhe më shumë dyshime për një shtatzëni të tretë të saj./ORAinfo/